Zyrtare: Yaya Toure mungon ndaj Real Madrid-it

91

Manuel Pellegrini duhet ti bëjë llogaritë pa yllin e skuadrës Yaya Toure për sfidën e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve përballë Real Madrid-it. Mesfushori afrikan pësoi një dëmtim në sfidën e fundjavës në Ligën Premier ndaj Stoke City-t dhe nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e së martes mbrëma, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

Megjithëse në përballjen e fundit Pellegrini pushoi disa nga futbollistët kryesorë si Silva, De Bruyne, Clichy, Sagna e Fernandinho, nuk mbeti pa ndonjë futbollist të dëmtuar. Yaya Toure u detyrua ta braktisë fushën e lojës në pjesën e dytë me ç’rast është konfirmuar mungesa e tij ndaj madrilienëve.

Megjithatë lajm i mirë për strategun kilian do jetë rikthimi i mesfushorit spanjoll David Silva në formën optimale dhe do mund të llogarisë në të nga minuta e parë e ndeshjes.

/Gazeta Sheshi/