Zyrtare: Tifozët rikthehen në tribuna

2677

Tifozët kanë filluar që të rikthehen në tribuna në Angli.

Të dielën në ndeshjen Leicester – Southampon, sfidë e zhvilluar në stadiumin “Wembely” të Londrës ishin prezentë 4 mijë tifozë, raporton “The Sun”.

Kjo sfidë u zhvillua në kuadër të “FA Cup” derisa Leicester ka fituar me rezultat 1:0 me golin e realizuar nga Kelechi Ihenaco.

Tifozët në fjalë i kanë respektuar masat anti-COVID duke e respektuar distancën në tribuna dhe bartjen e maskave.

Ndryshe, para fillimit të takimit, tifozët e kanë nderuar Princin “Philip” me 1 minutë heshtje.

Princi ndërroi jetë ditë më parë në moshën 99-vjeçare.