Zyrtare: Robben mungon gjatë pas lëndimit

162

Klubi i Bayern Munichut e ka konfirmuar se Arjen Robben do të mungojë për gjashtë javë.

Holandezi e pësoi një lëndim në miqësoren ndaj Lippstadt, të cilën Bayerni e fitoi 4:3.

Dhe, testet mjekësore mëngjesin e së dielës e konfirmuan se ai është lënduar në ijë dhe do të mbetet jashtë fushave përafërisht 1 muaj e gjysmë.

Robben nuk po arrin asesi t’i mënjanojë lëndimet, të cilat po e përcjellin vazhdimisht.