ZYRTARE: Prishtina e blindon sulmin, prezanton tre lojtarë

595

Prishtina, është përforcuar me tre lojtarë, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka komunikuar vetë skuadra, duke theksuar se kanë arritur marrëveshje me Xhevdet Shabanin, Mendurim Hotin dhe Bleart Tolajn.

Për, Shabanin mediumi ynë “Sheshi”, ka raportuar ekskluzivisht për afrimin e tij të kryeqytetasit me 7-të qershor.

Postimi i plotë:

Blindohet sulmi!
Mendurim Hoti nga Feronikeli, Xhevdet Shabani nga Drita dhe Bleart Tolaj nga Hajduku
Mirë se vini djema në shtëpinë bardh e kaltër

Mendurim Hoti vjen nga Feronikeli, ku kishte shkëlqyer për disa vite e radhë. Ai luan në krahë të sulmit, por mund të luajë edhe si sulmues kryesor dhe sulmues i dytë.

Xhevdet Shabani në anën tjetër vjen nga Drita, ishte njër nga lojtarët kryesor për disa vite. Ai nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me nënkampion, duke bërë hapin e radhës për të kaluar te Prishtina.

I fundit, por jo nga rëndësia është Bleart Tolaj, i cili vjen nga Hajduku i Splitit. Sulmuesi 21 vjeçar mund të luajë në disa pozita të sulmit.

Kryeqytetasit nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasi janë duke shikuar edhe mundësinë për të përforcuar edhe repartet tjera.

/Gazeta Sheshi/