ZYRTARE: Mourinho emërohet trajneri i ri i Romës

355

Jose Mourinho nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajner i Romës, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra romake, duke bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për sezonin 2021/22 me Mourinho.

“Klubi është i kënaqur të njoftojë se është arritur marrëveshje me Jose Mourinhon që ai të bëhet trajneri ynë i ri përpara sezonit 2021-22”, thuhet në njoftimin e Romës.

Skuadra e Romës pak me parë ka shkarkuar nga detyra trajnerin Paulo Fonescan.

/GazetaSheshi/