ZYRTARE: Llapi ndërpren bashkëpunimin me një futbollist

1477

Muhamet Hyseni, është futbollisti i radhës i cili largohet nga Llapi, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka komunikuar vetë skuadra llapjane, duke theksuar se me gjithë bisedat e bëra nuk kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës.

Hyseni ka mbajtur ngjyrat e Llapit, për tri edicione ku kontribuar me gjashtë gola dhe katër asistime.

Postimi i plotë:

Faleminderit Muhamet Hyseni

44 ndeshje
6 gola
4 asistime
2 penallti vendimtare
1382′ minuta të luajtura

Klubi e falenderon sulmuesin Muhamet Hyseni për kontributin e dhënë për fanellën e KF Llapit gjatë tre edicioneve (2018-2021).

Futbollistit i skadonte kontrata në fund të këtij muaji, me gjithë përpjekjet, klubi dhe futbollisti nuk gjetën akordin për vazhdimin e bashkëpunimin dhe kësisoji me marrëveshje të dyanshme vendosën ta mbyllin bashkëpunimin.

Klubi dhe tifozët do të jenë përgjithmonë falenderues për kontributin e tij sidomos për emocionet me dy penalltitë vendimtare që i kishte shënuar në çerekfinale ndaj Ballkanit dhe në finale ndaj Dukagjinit.

Suksese në vazhdim Kampion

/Gazeta Sheshi/