ZYRTARE: “Lewandowski i Malishevës” bëhet tashmë “Lewandowski i Ballkanit”

458

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka bërë goditjen e radhës duke transferuar futbollistin e njohur kosovar.

Klubi nga Suhareka ka prezantuar Albion Rrahmanin në radhët e veta, raporton Gazetasheshi.com

Rrahmani së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Malishevës ku arritën të inkuadrohen në Superligën e Kosovës në futboll.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë të Klubit:

Të dashur tifozë 

Një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë  ishte Albion Rrahmani,

Me Rrahmanin  kemi nënshkruar kontratë  për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024.

Paraqitjet mbreslënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Lewandovski”.

 Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë.

Urojme që tani Lewandovski I Ballkani-t të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atije personale  

Na priftë e mbara Suharekë

/Gazeta Sheshi/