Ky është Presidenti i ri i FIFA’s

164
Gianni Infantino është zgjedhur President i ri i FIFA’së duke mposhtur. Ai ne kete gare, ne raundin e dyte, ka mposhtur Sheikh Salman al-Khalifan, duke marre 56% te votave.

Keto jane fjalet e para te tij si President:

“Nuk di së të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ju kam treguar se kam pasur udhëtim të pazakontë, kam takuar njerëz fantastikë, që jetojnë me futbollin dhe shumë tjerë që duan që FIFA të respektohet. Të gjithë në botë duhet të na aplaudojnë për atë që e bëjmë. Të gjithë duhet të jenë krenar. Dua të punoj me ju për të nisur një epokë të re në të cilën mund të vendosim futbollin në qendër”, ka deklaruar me të fituar Infantino.

“Duhet të implementojmë reformat, por edhe duhet të kemi respekt, respektin që e gjithë bota ja ka borxh futbollit dhe të sigurohemi që, më në fund, të fokusohemi në botën e mrekullueshme që është futbolli”.