Zyrtare: Ky është përforcimi më i ri i Dritës (FOTO)

569

Gardiani 17 vjeçar, Laurit Behluli, është zyrtarizimi më i fundit i skuadrës së Dritës. Bardh e kaltërit përmes faqes zyrtare kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me anëtarin e reprezentacionit U17 të Kosovës, përcjellë Gazeta Sheshi.

Lauriti shihet si njëri prej talentëve më të mëdhenjë të futbollit të Kosovës. Kontigjenti i trajnerit Sadat Pajazitit kishte nevojë jashtëzakonisht të madhe të përforcohet në këtë aspekt, me ç’rast gardiani Betim Halimi ishte larguar më herët në drejtim të Hajvalisë.