Zyrtare: Këto janë fanelat e Gjilanit për edicionin e ri (FOTO)

808

Gjilani ka zyrtarizuar fanelat e reja për sezonin e ri futbollistik, derisa ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e njohur të veshjeve sportive LIG, shkruan Gazeta Sheshi.

Lajmi është zyrtarizuar edhe në faqen zyrtare të klubit në të cilën thuhet”

“Në vazhdën e aktiviteteve të organizimit sa me të mirë të klubit, Gjilani ka arritur marrëveshje për sponzorizim teknik me kompaninë e njohur të veshjeve sportive LIG.

Në bazë të kësaj marrëveshje, Gjilani në edicionin futbollistik 2016/2017 do të vishet me rekuizita të brendit LIG, duke përfshirë kështu, ndeshjet, stervitjet dhe cdo eveniment tjetër publik, privat etj…Duke përfshirë kështu edhe ekipet e moshave të reja.

Si rrjedhoje gjithashtu, për herë të parë, LIG do të lansojë në treg dresat zyrtare të klubit për të gjithë tifozët dhe adhuruesit e K.F.Gjilani-t.

Të bashkangjitur i gjeni dizajnet e dresave për sezonin e ri”.