ZYRTARE: Muharrem Jashari bëhet ‘Intelektual’

549

Vajtjet dhe ardhjet në afatin kalimtar të verës po bëhen shumë interesante këtë vit në futbollin kosovar.

Klubi Futbollistik “Drita” është njëra nga skuadrat më aktive në këtë afat.

“Bardhekaltërit” pasi që prezantuar sulmuesin anësor, Arbnor Muja, tashmë kanë bërë edhe goditjen e radhës.

Gjilanasit kanë zyrtarizuar mesfushorin, Muharrem Jashari, i cili edhe ky vjen nga skuadra mitrovicase, Trepça ’89.

Jashari tek skuadra e 89-shit ka qenë titullar i padiskutuar duke shënuar tre gola dhe dy asistime në 33 ballafaqime.

Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: /Gazeta Sheshi/