ZYRTARE: Gjilani ndanë rrugët me dy futbollistë

3773

Gjilani ka barazuar në derbin e xhiros së 33-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar, derisa ka arritur ta ndalojë rivalin e përbetuar Dritën në një barazim (1-1), shkruan Gazetasheshi.com

Ky barazim ishte i mirëseardhur për skuadrën e Ismet Munishit, pasi që mungesat ishin të mëdha në këtë takim dhe ndër të tjerash arritën ta ndalnin rivalin e përbetuar për të vijuar rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Ivan Fustar dhe Darko Nikac kanë qenë dy nga futbollistët e lënduar.

Pas ndeshjes drejtuesit e klubit gjilanas e kanë konfirmuar lajmin për Gazetën “Sheshi” se i kanë ndarë rrugët me futbollistin malazez dhe kroat pas që edhe kontranta iu skadon në fund të sezonit.

Darko Nikac ishe transferuar tek skuadra e Gjilanit sezonin e kaluar gjatë afatit kalimtar të janarit, kurse Ivan Fustar i ishte bashkuar Gjilanit në fillim të këtij sezonit.

Kujtojmë që në këtë sezon sulmuesi malazez, Darko Nikac, ka arritur që t’i realizojë tetë gola dhe një asistim.

Në shtëpi janë rikthyer edhe vëllezërit binjak, Kejta Aziz dhe Keita Razak për shkak të lëndimeve, por priten të rikthehen në edicionin e ardhshëm, pasi që janë pjesë e klubit dhe stafi teknik llogaritë në shërbimet e tyre.

Gjilani mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 48 pikë, ndërkohë Drita mbetet katër pikë larg liderit Prishtina.

Në kuadër të xhiro së radhës, skuadra e Ismet Munishit do të udhëtojë drejt Mitrovicës për t’u përballur me Trepçën ’89.

/Gazeta Sheshi/