ZYRTARE: Ferizaji përforcohet me dy futbollistë

1241

Ferizaji, është përforcuar me dy futbollistët Dardan Çerkini dhe Gëzim Rusin, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi është komunikuar nga vetë skuadra, duke theksuar se janë rikthyer sërish në folenë e tyre Çerkini dhe Rusi.

Ferizaji me dy futbollistët e kanë vendosur bashkëpunimin me kontratë një vjeçare

Postimi i plotë:

Dardan Çerkini dhe Gezim Rusi rikthehen në “folenë” e tyre!

Po arrihet qellimi i bordit drejtues i klubit rikthimi i lojtarëve Ferizajas në klub.
Dardan Qerkini ‘LUTA’, kemi nenshkuar kontratë 1 vjeçare, me një lojtar me përvojë të madhe në Ligat e Kosovës rikthehet në Ferizaj, në qytetin e tij, për ta ndihmuar klubin në rrugen drejt superligës se Kosoves, me Lutën i cili mund të na ndihmoj edhe në fazën defanzive apo ofanzive, do të jemi shumë më të fortë gjatë kampionatit.

Sot po ashtu kemi nënshkruar kontratë 1 vjeçare me sulmuesin e krahut, Gëzim Rusin,
Rusi do të na ndihmoj shumë në repartin ofanziv dhe më të shpresojmë ti arrijmë synimet e klubit.

Çerkini i cili është 29-të vjeçar me parë ka luajtur edhe për Dritën, Flamurtarin, Trepçën ’89 e Ferizajin. Ndërsa, Rusi përveç Ferizajit, ka luajtur edhe për Gjilanin, Trepçën ’89 e Arbërinë.

/Gazeta Sheshi/