Zyrtare: Fenomeni brazilian Gabriel Jesus transferohet te gjiganti evropian

210
Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Gabriel Jesus nga Palmeiras.

Pep Guardiola e ka fituar garën ndaj shumë skuadrave të mëdha evropiane, duke nënshkruar me talentin 19 vjeçar brazilian, Gabriel Jesus.

Manchester City në faqen zyrtare të klubit, kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me Palmerias, për transferimin e sulmuesit 19 vjeçar, që edicionin e fundit në futbollin brazilian ka shënuar 14 gola në 32 paraqitje, përcjell Lajmi.net.

Zyrtarizimi i Jesus, vjen një ditë pas zyrtarizimit të Leroy Sane, që Cityt iu bashkua nga Schalke.

Screenshot_20160803-171750