ZYRTARE: Drita kompleton stafin teknik, ja kush do jetë ndihmësi i Shpëtim Duros

Klubi gjilanas ka zyrtarizuar Ardian Nuhiun si ndihmës të teknikut Shpëtim Duro, i cili u prezantua orë më parë në krye të bardhekaltërve, shkruan Gazetasheshi.com.

Nuhiu ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, derisa do jetë krahu i djathtë i “Profesorit”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e FC Dritës që përmes një kumtese për media i ka uruar mirsëseardhje Nuhiut.

“Klubi jonë FC DRITA para pak qastesh ka nënshkruar marrëveshje me trajnerin e njohur nga Shkupi Ardijan Nuhiu për ta përforcuar edhe më shumë shtabin teknik!

Ardijan Nuhiu ka nënshkruar marrëveshje 2 vjeqare me mundësi vazhdimi dhe do të jetë ndihmës i trenerit Shpëtim Duro që u prezentua te klubi jonë sot në orët e paradites.

Nuhiu ka qenë kryetrajner për rreth një vit te ekipi i njohur shqiptarë FC Shkupi”, thuhet në kumtesë.

Fotografia e Drita FC/Gazeta Sheshi/