ZYRTARE: Dënohet Vardy

159
Leicester City ka mësuar në orët e para të ditës së sotme se do t’i duhet të përballet me Manchester United pa sulmuesin kryesor Jamie Vardy.
Pas lajmeve të mira ka gjithmonë një të keqe.

Edhe pse janë shumë pranë fitimit të titullit kampion në Angli, dhe sidomos pas barazimit te djeshëm të Tottenham, Leicester City ka mësuar në orët e para të ditës së sotme se do t’i duhet të përballet me Manchester United pa sulmuesin kryesor Jamie Vardy.

Ky i fundit është dënuar edhe me një tjetër ndeshje pezullim nga Federata Angleze pas kërcënimit që i beri gjyqtarit të ndeshjes Moss në barazimin ndaj West Ham.

Ne rast të një fitoreje në “Old Trafford” ndaj Man. Utd, Leicester shpallet kampion që këtë javë, pasi deri në fund i duhen vetëm dy pikë.