Zyrtare: City i Guardiolas bën "goditjen" e rradhës (Foto)

249

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Marlos Morenos.

Skuadra angleze ka kompletuar transferimin e talentit të reprezentacionit kolumbian, Marlos Moreno.

Është vet klubi nga Manchesteri që ka njoftuar gjatë të shtunës se Moreno tani më është futbollist i tyre.

9-vjeçari arrin në Etihad Stadium nga Atletico Nacional dhe ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare, teksa detajet tjera të transferimit ende nuk janë bërë të ditura, por çmimi që City ka paguar, besohet të jetë rreth pesë milionë euro.

Ndryshe, Moreno është blerja e shtatë e Cityt këtë verë, pas Leroy Sane, Ilkay Gundogan, Nolito, Oleksandr Zinchenko, Gabriel Jesus dhe Aaron Mooy, por kolumbiani nuk do të qëndroj në klub, pasi do të huazohet për një sezon te La Coruna.