ZYRTARE: Buffon transferohet te Parma

160

Portieri Gianluigi Buffon, ka nënshkruar me skuadrën e Parmës.

Buffon ka arritur marrëveshje me skuadrën e Parmës, që garon në Serie B të Italisë.

43-vjeçari, ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, të vlefshme deri në Qershor të vitit 2023.

Lajmin për transferimin e Buffonit, e ka konfirmuar klubi i Parmës, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter.

Portieri, ishte pjesë e Parmës edhe gjatë viteve 1995-2001, pra do të jetë një rikthim i tij pas 20 vitesh.