ZYRTARE: Brdarovski largohet nga Drita

246

Vladica Brdarovski, nuk do të jetë më futbollist i Dritës, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, duke theksuar se ka përfunduar marrëveshja me mbrojtësin e djatht dhe se nuk do të jetë në planin e tyre.

Brdarovski erdhi në vitin që lam pas, por lëndimet e mbajtën atë jashtë fushave dhe ka pasur vetëm 17 paraqitje kampionale me gjilanasit.

Postimi i plotë:

Mbrojtësi i djatht Vladica Brdarovski ka përfunduar kontratën me klubin dhe nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Brda erdhi një vit më parë nga ekipi i Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Lëndimet e mbajtën jashtë fushës për më shumë se dy muaj ku arriti që të paraqitet vetëm në 17 ndeshje kampionale.

Klubi jonë e falënderon Brdarovskin për kontributin e dhënë për klubin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës.

/Gazeta Sheshi/