ZYRTARE: Ballkani shkarkon Bledi Shkëmbin!

723

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka vendosur që t’i ndajë rrugët me trajnerin Bledi Shkëmbi, menjëherë pas disfatës ndaj Arbërisë (2-3), raporton Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga Suhareka, derisa vendimin e ka marrë pas rezultateve aspak të mira në xhirot e fundit.

“Njoftim per Opinionin futbolldashes,
Pas rezultateve te dobta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te nderpres bashkpunimin me trainerin Bledi Shkembi.
E falemderojme per punen e palodheshme dhe suksese ne te ardhmen”, thuhet në njoftim”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ballkani mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 67 pikë, pesë më pak se lideri Prishtina dhe dy më pak se Drita që ndodhet në zonën evropiane.

May be an image of text that says 'Overall Top Scorers Home TEAM Away Form 1. Prishtina MP 2. G PTS Drita 33 3. 59:20 72 FC Ballkani 33 53:27 69 Gjilani 33 5. 69:37 67 33 Drenica 35:33 48 KF Llapi 33 7. 32:42 41 Feronikeli 33 45:52 39 Arberia 33 39:32 38 Trepca 89 33 10. 38:53 36 FC Besa 33 31:48 36 33 25:82 12'

Në xhiron e radhës skuadra e Ballkanit përballet pikërisht me Dritën në udhëtim.

/Gazeta Sheshi/