ZYRTARE: Bajrami vazhdon bashkëpunimin me Shkëndijën

411

Trajneri i njohur, Emin Bajrami, ka vazhduar kontratën me Shkëndijën, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e cila është inkuadruar në Ligën e Dytë, ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Bajramin.

Klubi nga Hajvalia, që është themeluar për vetëm një vit, ka arritur të inkuadrohet në nivelin e tretë të futbollit kosovar.

Postimi i plotë:

Po e fillojmë nga kryetrajneri. Sot klubi ynë ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Emin Bajrami.

Për vetëm një vit nga themelimi, kemi arritur të inkuadrohemi në Ligën e Dytë, natyrisht një nga më meritorët ishte edhe kryetrajneri Bajrami.

Objektivat edhe për këtë edicion janë të qarta, andaj sot kemi zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin, në ditët në vijim do të vazhdojmë edhe me futbollistët tanë si dhe përforcimet e reja!

/Gazeta Sheshi/