ZYRTARE: Arbnor Morina trajner i ri i Gjilanit

211

Skuadra e Gjilanit e ka zgjidhur tashmë qështjen e kryetrajnerit. Gazeta Sheshi mëson ekskluzivisht se timonin e gjilanasve do ta drejtojë trajneri i mirënjohur Arbnor Morina, i cili këtë javë më parë u nda me skuadrën e Besës.

Lajmi pritet të zyrtarizohet brenda pak orësh, deri sa Morina do ta pasojë Bylbyl Sokolin në postin e kryetrajnerit të Gjilanit.

Morina bëhet trajneri i tretë që e drejton kuq & bardhët këtë sezonë, pasi atë e kishte nisur Sadat Pajaziti, e kishte vazhduar Bylbyl Sokoli dhe tani pritet ta përfundojë Arbnor Morina.

/Gazeta Sheshi/