ZYRTARE: Arbëria prezanton trajnerin dhe shtabin teknik

802

Jeton Gashi, do të jetë trajneri më i ri i Arbërisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka komunikuar vetë skuadra, duke bërë të ditur se pas largimit të Arbnor Morinës, dobrajasit kanë arritur marrëveshje me Jeton Gashin.

Ndërsa, “Stuhia e Kuqe” e ka kompletuar edhe shtabin me ndihmës-trajner Ylber Statovcin dhe trajnerin e portierëve Dimant Kadriollin.

Postimi i plotë:

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trajnerin Jeton Gashi, ndihmës trajnerin Ylber Statovci dhe trajnerin e portjerve Diamant Kadriolli.

Jeton Gashi i cili njihet si ndër futbollistët më të mirë që ka pasur treva jonë do të udhëheq me shtabin teknik. Gashi në të kaluarën ka luajtër në disa klube elitare në Kosovë dhe Evropë, ndërsa në rolin e trajnerit ka qenë tek KF Ulpiana dhe KF Lipjani.

Ylber Statovci do të jetë ndihmës trajner, ku Statovci deri më tani ishte trajner në Shkollen e Futbollit të KF.Arbëria.

Diamant Kadriolli do të jetë trajner i portjerëve, ku Kadriolli ishte pjesë e klubit tonë edhe në stinorin që lam pas.

/Gazeta Sheshi/