Zvicra e shqiptarëve mundet nga Bosnja

240

Zvicra ku aktivizohen edhe shumë futbollistë shqiptarë ka pësuar humbje me rezultatin 2:0 kundër Bosnjës.

Ekipi zviceran ka humbur, edhe pse luante në fushën e vet.

Për helvetikët në këtë ndeshje nuk u aktivizuan Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami.

Ishte Edin Dzeko (14’) dhe Miralem Pjanic (57’), që shënuan për boshnjakët.

Në ndeshjen e sotme për Zvirën u aktivizuan shqiptarët Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami e Shani Tarashaj.

Zvicra është edhe kundërshtari ynë në grup në “Euro 2016”.