Zvezda e Beogradit e pëson nga UEFA pas fyerjeve që Ibrahimovic mori nga tifozët

278

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka shqiptuar dënimin për klubin serb, Crvena Zvezda për shkak të fyerjes që ia bën lojtarit të AC Milan, Zlatan Ibrahimoviç.

Në ndeshjen e UEFA Europa League, Ibrahimovic ishte fyer rëndë nga tifozët serb.

“Ti qelb **, qelb * musliman, të fu ** në gojën tënde”, dëgjohej t’i thoshte dikush Ibrahimovicit.

UEFA ka dënuar klubin serb me 25 mijë euro dhe ndeshjet e ardhshme në kualifikimet për garat europiane do t’i luajnë pa praninë e tifozëve.

Përveç kësaj, Crvena Zvezda është dënuar me 5 mijë euro për shkak të shkeljeve të rregullave anti-kovid.