Zona e “yjeve” në derbin e luajtur në Gjilan (Foto)

311

Ndeshja Gjilani – Prishtina zgjoi interesim të madh dhe si e tillë tuboi shumë shikues.

Ndërkohë, në zonën “VIP” sot kishte shumë emra të njohur si nga sporti, po ashtu edhe nga sfera tjera.

Nga mysafirët më special ishte aktori i njohur, Vedat Bajrami, i njohur si Vedati i Stupcave. Nuk mungoi as “maestro” i muzikës kosovare, Afrim Muçiqi dhe biznesmeni Remzi Ejupi, i pari nënkryetar e i dyti kryetar i Prishtinës, shkruan Gazeta Sheshi.

Një “delegacion” kishte ardhur edhe nga Drenasi. Fjala është për trajnerin Afrim Tovërlani dhe drejtorin sportiv të Feronikelit, Bekim Isufi

Natyrisht, kishte edhe emra tjerë të sportit, të cilët mbetën të kënaqur me atë çfarë panë në terren.

Ndryshe, kryeqytetasit fituan 1:0 me golin e Lorik Boshnjakut.

12919431_10208791697970945_904784803_o