Zidane – Ronaldo, a pritej kjo?

205
Ronaldo nuk kishte marrëdhënie aspak të mira me Rafa Benitezin, çka bëri që portugezi të kalojë nëpër një periudhë tejet të vështirë, por që me Zidanin ka ndryshuar gjithçka.

Tre herë fituesi i Topit të Artë, gjithmonë kritikohet nëse nuk shënon gola në një ndeshje, diçka që nuk e brengos aspak Zidanin.

“Gjithmonë ka qenë kështu me Ronaldon – kritikohet kur nuk shënon. Është normale që të mos shënoj në ndonjë ndeshje, por askush nuk duhet të brengoset pasi shumë shpejt ai gjen rrugën drejt portës. Ai është i lumtur dhe i përqendruar për pjesën e mbetur të sezonit. Këtë mund ta shihni në fytyrën e tij. Ronaldo është i lumtur dhe për këtë unë jam edhe më shumë i lumtur. Dua t’i mbajë lojtarët e mi të lumtur”, tha Zidane.