Zidane: Ramos gjithmonë bën diferencën

129

Real Madrid ka triumfuar me rezultat 3-2 kundër Sevillas në kuadër të Super Kupës së Evropës.

Sergio Ramos ishte një prej protagonistëve kryesor të finales së mbrëmshme të Superkupës së Europës, duke shkaktuar një penalti dhe shënuar një gol.

Trajneri Zinedine Zidane ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e kapitenit “Ai gjithmonë ka bërë diferencën”.

“Ne kemi një skuadër të mirë. Ne kemi, po ashtu, lojtarë që nuk ishin sot këtu, katër ose pesë lojtarë, në fakt. Kjo është një skuadër e mire. Kemi lojtarë të rinj dhe me përvojë”, ka shtuar Zidane, ku më tej tha “Grupi është gjithmonë më i rëndësishëm, ka qenë gjithmonë në këtë mënyrë”.