Zidane: Nuk e di nëse do vazhdoj në stolin e Realit

116

Atmosfera e ten sionuar mes tra jnerit të Realit dhe presidentit të klubit është përcjellë edhe në konferencën për shtyp përpara vizitës së “galaktikëve” në Las Palmas.

Kur gazetarët e pyetën Zinedin Zidanin për transferimin e De Geas, morën përgjigjen direkte se ai nuk mund të thotë asgjë, pasi nuk e di nëse do të jetë në stolin e madrilenëve sezonin e ardhshëm.

“Nuk po bëj asnjë plan, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. S’e di se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. S’e di nëse do të jem ende në stol. Por unë jam shumë i kënaqur me portierët që kam në dispozicion. Kejlor është titullari që po luan gjithnjë, ndërsa Kiko është një profesionist, i cili stërvitet mirë.

Por edhe Ruben jep maksimumin. Kjo nuk është diçka që më shqetëson në këto momente. Do ta shikojmë në fund të sezonit”, tha trajneri francez. Pas tri fitoreve radhazi, Reali do të kërkojë fitoren e katërt pas humbjes shokuese në derbi:

“Pas tri fitoreve, vijmë në formë shumë të mirë. Tani kemi harruar humbjen me Atletikon dhe po shohim përpara”. Por çfarë mendon Zizu për rivalen e sotme? “Gjëja më e rëndësishme është ta nisim ndeshjen mirë. Do të jetë e vështirë si gjithnjë, sepse rivali do të përdorë të gjitha armët për të na prishur ndeshjen.

Ne duhet të jemi të mirëpërgatitur dhe të zbresim 11-shen më të mirë në fushë për ta fituar ndeshjen”. Në fund, 43-vjeçari komentoi edhe mbi situatën e Karim Benzemasë: “Jam i kënaqur nga ai. Kemi folur për situatën dhe do shohim si do zgjidhet. Ai duket mirë, po stërvitet vetëm dhe është gjithnjë bukur ta shohësh në fushë. Javën tjetër, të hënën apo të martën do të shohim. Plani është që ai t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës javën tjetër”.

/Panorama Sport/