“Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madrid”

106

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, raportohet se do të largohet nga klubi i Real Madrid kur të përfundojë sezoni aktual.

Mediumi spanjoll, Telemadrid, ka njoftuar se pa marrë parasysh në qoftë se Zidane fiton La Ligan apo jo, në fund ai do të largohet, përcjell lajmi.net.

Këtë vendim Zidane e ka planifikuar me muaj dhe në javët e fundit ai ka refuzuar që të flasë për të ardhmen e tij.

Në një konferencë për shtyp, francezi konfirmoi se do të marrë një vendim kur të përfundojë sezoni aktual.

Lamtumira e Zidane është për shkak të lodhjes së tij fizike dhe mendore. Trajneri i bardhë shpreson ta përfundojë kohën e tij si trajner i Real Madrid me një titull të ri në kampionat, i cili do të ishte i dyti me radhë dhe i treti për francezin, gjithmonë sipas Telemadrid.