Zidane jep fjalë të mëdha para ndeshjes me Wolfsburgun

136

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Eibarit (4-0) dhe njëherësh ka shprehur bindje se skuadra e tij do ta përmbysë avantazhin e Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos pësuan me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale dhe do ta kenë të vështirë në Santiago Bernabeu, pasi duhet t’i shënojnë mbi dy gola dhe nuk duhet të pranojnë gol.

“Jam krenar me këtë skuadër dhe dua që Bernabeu të jetë krenar me këtë ekip edhe të martën. Bernabeu u ka fishkëllyer shumë lojtarëve ndër vite. Këtu nuk ka përjashtim”.

 “Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Jemi minus dy gola dhe është situatë e komplikuar, por ne kemi aftësi që t’ia dalim. Do të fillojmë të mendojmë për strategjinë e nga e hëna”.

 

“Mund të angazhojmë vetëm 11 lojtarë përnjëherë në një ndeshje. Për mua është kënaqësi që kam lojtarë të këtillë. Të gjithë mund të luajnë kur të jetë nevoja dhe kjo ka rëndësi”, ka thënë francezi.