Zidane do largohet në fund të sezonit, projektohet rikthimi i bujshëm në stolin e Realit

355
Real Madrid's French coach Zinedine Zidane aknowledges supporters at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on May 27, 2018 during a victory ceremony after Real Madrid won its third Champions League title in a row in Kiev. (Photo by OSCAR DEL POZO / AFP) (Photo credit should read OSCAR DEL POZO/AFP/Getty Images)

Zinedin Zidane tashmë e ka vendosur dhe në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i Realit të Madridit.

Tekniku francez ia ka bërë të ditur këtë edhe lojtarëve, gjatë një komunikimi me ta ditën e djeshme. Në këtë situatë, drejtuesit e Realit kanë nisur nga puna, për të gjetur zëvendësuesin e Zidanit në stol.

Të shumtë janë emrat e trajnerëve që qarkullojnë për të marrë drejtimin e madrilenëve, teksa së fundmi në skenë ka dalë edhe Carlo Ancelotti Ky i fundit drejton Evertonin në Premier Ligë, por sezonin e ardhshëm mund të shikojmë përsëri në stolin e spanjollëve.

anceloti perez

Për italianin do ishte një rikthim në stolin e Realit, të cilët i drejtoi nga viti 2013 deri në vitin 2015, ku arriti të fitojë edhe Ligën e Kampioneve.