Zhegrova në top-formë, realizon super gol ndaj Zurichut

217

Basel po zhvillon ndeshjen e xhiros së 35-të në Superligën e Zvicrës ndaj Zurichut.

Skuadra e Edon Zhegrovës është duke avansuar me rezultat 2-0.

Ishte pikërisht ylli i Kosovës ai i cili realizoi golin e dytë për skuadrën e tij, në minutën e 30-të.

Goditja e tij e fortë ishte e pakapshme për portjerin.

Kujtojmë se Baseli po e zhvillon ndeshjen me një futbollist më shumë që nga minuta e katërt, pasi Nathan i Zurichut u ndëshkua me karton të kuq.