Zbulohet sekreti i Golden State, shikojnë filmime me Messin

134

Golden State është vetëm 5 fitore larg rekordit historik, për më shumë fitore të regjistruar brenda një sezoni në NBA. Cili është sekreti i tyre? Ata ndjekin Lionel Messi-n dhe magjinë e tij.

Lojtari më i mirë në NBA, Steph Curry zbuloi se trajneri i ekipit, Steve Kerr i ka treguar skuadrës së tij video të gjigandit katalanas.

“Trajneri Kerr na ka treguar disafilmime të më të mëdhenjve në futboll, veçanërisht të Messi-t dhe Barcelonës dhe mënyrës se si ata luajnë.

Stili i tyre, atë se çfarë ata bëjnë në çdo ndeshje dhe mënyra se si shënojnë. Kemi shumë ngjashmëri në mënyrën se si luajmë – kur qarkullojmë topin dhe pasojmë me njëri tjetrin”, u shpreh Carry.