Zbulohet prapaskena/ Ja si u bërtiti Mascherano shokëve të ekipit

173

Një gazetar pranë skuadrës së Barcelonës ka zbuluar prapaskenat e ndeshjes me Valencian. Mascherano ka marrë përgjegjësinë që duhej të kishte Iniesta pas 45 minutave të parë ndaj Valencias.

Në dhomat e zhveshjeve të “Camp Nout”, Mascherano ka reaguar ashpër pas pushimit të pjesës së parë. Ylli argjentinas e ka ngritur zërën ndaj shokëve të skuadrës së tij duke i quajtur frikacakë dhe të mjerë.

“Të kemi turp nga shikuesit që kanë paguar për ne. A doni të luajmë apo të dorëzojmë sot titullin? Mos u sillni si të mjerë, jepni b***, luani, mos e nënvlerësoni fanellën. Nëse dikush nuk është për të luajtur, na tregoni sepse ka opsione të tjera”, mendohet se u ka thënë argjentinasi shokëve të tij.

Luis Enrique ka përshëndetur fjalimin e tij duke u kërkuar futbollistëve impenjim maksimal në pjesën e dytë. Kujtojmë se Mascherano ishte një ndër më të mirët në pjesën e dytë por mesa duket nuk ka marrë përkrahjen duhur nga shokët e ekipit