Ymeri: Thaçi s’mund të bëhet President pa i plotësuar kushtet e Listës Srpska

131
Kreu i VV’së Visar Ymeri, në një postim në Facebook, ka thënë se Hashim Thaci nuk mund të bëhet President pa i plotësuar kushtet e Lista Srpska. Sido që të jetë ai nuk ka treguar se cilat janë kushtet që është duke i kërkuar Lista Srpska

Ja carë shkruan Ymeri:

Hashim Thaçi nuk mund të bëhet president pa plotësuar kërkesat e Listës Srpska, këtij subjekti që është krijuar në Beograd dhe nuk përfaqëson serbët e Kosovës, por vetëm Beogradin e Vuçiqit. Lista Srpska ia ka nisur ta kërcënojë Hashim Thaçin, që të nxjerrë maksimumin prej tij. Aq shumë e do pushtetin Thaçi, sa që është gati të premtojë e t’i japë gjithçka Serbisë për t’u bërë president i Kosovës. Por ne nuk do ta lejojmë kurorëzimin e presidentit të Listës Srpska, Hashim Thaçit.

Demokracia, barazia, shteti i së drejtës dhe i zhvillimit, këto janë alternativat më të mira që i duhen qytetarëve të Kosovës, përfshi këtu edhe minoritetin serb. Askujt nuk i duhet Lista Srpska e Beogradit dhe shërbyesi i tyre, Hashim Thaçi, këta faktorë të përçarjes dhe të disintegrimit komunitar, shoqëror, ekonomik e shtetëror.