Yll Muqolli pas sigurimit të titullit me Besa Famgas: Tani duam fitore edhe në Kupën e Kosovës

117

Talenti i ri i Besa Famgas ka folur për objektivat e klubit.

Besa Famgas arriti të sigurojë titullin e tetë kampion duke mposhtur Prishtinën ditën e djeshme, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, anësori i Besës, Yll Muqolli ka deklaruar se skuadra e Besës nuk dëshiron të ndalet me kaq.

Sipas Muqollit, synim i pejanëve është tani suksesi në Kupën e Kosovës dhe pastaj edhe suksesi në garat evropiane.

“Është ndjenjë fantastike. Po shpresoj që të vazhdoj kjo formë e imja edhe në të ardhmen”, tha ai.

“Gjithçka shkoi shumë mirë. Synojmë kupën e më pas më shumë sukses në Evropë”, ka thënë Yll Muqolli pasi Besa me fitore ndaj Prishtinës siguroi titullin e tetë rresht.