Xhiroja e radhës zhvillohet në fundjavë, këto ndeshje të zjarrta na presin

2396

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë këtë sezon, shkruan Gazetasheshi.com

Xhiroja e 29-të pritet të zhvillohet në fundjavën e ardhshme, pra më saktësisht hapet me datën 16 prill 2021.

Në ndeshjen e hapëse të kësaj xhiro, skuadra e Besës së Pejës do e pres Drenicën në stadiumin “Tahir Vokshi”.

Të shtunën na pret një ndeshje mjaftë e nxehtë, ku skuadra e Gjilanit do t’i bëj konak Llapit.

Interesant pritet të jetë edhe ditën e diele, aty ku Feronikeli do e pres kandidatin për titullin kampion, Ballkanin.

Kryesuesja e Superligës, Drita, do të udhëtojë drejtë Mitrovicës për t’u përballur me Trepçën ’89.

Më poshtë e gjeni orarin komplet të javës 29-të:

E premte:

Besa – Drenica (15:00)

E shtunë:

Gjilani – Llapi (15:00)

Prishtina – Arbëria (15:00)

E diel:

Feronikeli – Ballkani (15:00)

Trepça ’89 – Drita (15:00)

/Gazeta Sheshi/