Xavi nxen El Clasico-n

172

Xavi Hernandez ka krahasuar Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n, një javë para fillimit të duelit më të zjarrtë të vitit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid-it, i njohur ndryshe si El Clasico, transmeton Gazeta Sheshi.

“Në futboll janë dy gjëra me rëndësi: durimi dhe intelegjenca. Cristiano është shumë mirë i përgatitur fizikisht, por ja që Messi a këto dy elemente, prandaj është mëi miri në botë. Me pak fjalë është i pakrahasueshëm”, ka thënë Xavi në një intervistë dhënë “The New Arab”.

Ndërkohë, ish-mesfushori blaugrana ka përshkruar Ronaldon Nazarion dhe Zinedine Zidanen si dy kundërshtarët më të vështirë që ka patur ndonjë përballë vetës, gjithmonë kur ka luajtur me Real Madrid-in.

/Gazeta Sheshi/