Wolfsburg shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

108

Skuadra gjermane ndodhet në fazën e çerekfinales së garës më prestigjioze të kontientit të vjetër, pasi ka eleminuar skuadrën modeste të Gent, me rezultatin e përgjithshëm 4-2, transmeton Gazeta Sheshi.

Njëherit ky ishte një kualifikim historik për skuadrën e Wolfsburg, që për herë të parë në histori të klubit e sheh vetën në këtë fazë të garave.

Edhe në duelin kthyes “Ujqërit” ia dolën të triumfonin falë një goli të realizuar nga Andre Schuerrle në minutën e 74-tërt duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

/Gazeta Sheshi/