Wolfsburg mund ti sigurojë Ligën e Kampionëve Real Madrid-it

195

Madrilienëve iu ka buzëqeshur fati në shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve, derisa për rival në këtë fazë të garave do ta kenë skuadrën gjermane Wolfsburg. Jo vetëm se gjermanët kanë mundur të jenë skuadra më e lehtë në këtë rund, mirëpo janë edhe me fat për madrilienët, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjithmonë kur Real Madrid është përballur me një skuadër gjermane në këtë fazë të garave ka fituar Ligën e Kampionëve. Mostra e fundit është në sezonin 2013/14, me ç’rast në këtë rund kishin eleminuar skuadrën e Dortmund-it.

Njësoj kishte ndodhur edhe në sezonin 2001/02, me ç’rast viktimë ishte Bayern Mynih.

Mirëpo, a do të përsëritet historia mbetet të shihet.

/Gazeta Sheshi/