West Ham United – Juventus, ky është rezultati final i ndeshjes (VIDEO)

234

Juventus fiton miqësoren e radhës ndaj West Hamit në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri. “Zonja e Vjetër” triumfon 3-2,m në një duel shumë të hapur.

Bardhezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke diktuar lojën që në minutat e para. Golin e avantazhit për kampionët e Italisë e realizoi Paulo Dybala, pas një kombinimi të mrekullueshëm me Mario Manduzkic.

Bardhezinjtë nuk u ndalën vetëm me kaq pasi pas diasa minutash shënojnë golin e dytë, sërish me protagonistë dyshen Dybala-Manduzkic, por këtë herë me finalizues bomberin kroat. Pas këtij goli do të vinte edhe reagimi i West Hamit, të cilët gjejnë golin e parë me Andry Carroll.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën vendasit shënojnë golin e barazimit, me të njëjtën protagonistë, dhe me të njëjtën mënyrë shënimi.

Blerjet e reja u aktivizuan në këtë sfidë, teksa Dani Alves e nisi nga minuta e parë, ndërkohë që Pjaca dhe Higuain patën hapësirë në fraksionin ë dytë.

http://www.dailymotion.com/video/x4ll3zl_west-ham-united-2-3-juventus-fc-all-goals-and-full-highlights-07-08-2016-hd_sport