Wenger: Nëse paguaj 70 milionë euro, do ta bëj vetëm për këta dy sulmues (FOTO)

290

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger do të paguajë 70 milionë euro vetëm për transferimin e një sulmuesi si Robert Lewandowski ose Antoine Griezmann.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron të transferojë një sulmues të madh, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Dhe, Robert Lewandowski e Antoine Griezmann janë në krye të listës së dëshirave të tij, shkruan “The Sun”, përcjell lajmi.net.

“Gunners” janë në kërkim të një sulmuesi, dhe janë të gatshëm të paguajnë një shifër të madhe, prej mbi 70 milionë euro.

Por, një shumë të tillë Wenger do ta paguajë vetëm në rast se i ofrohet mundësia për blerjen e polakut ose francezit.