Wenger: Ja pse City mori Guardiolën

185

Sot luhet miqësorja Arsenal-Manchester City, teksa Arsen Wenger i ka lëshuar sfidën “qytetarëve”, duke treguar edhe disa detaje interesante.

“Ata morën Guardiolën sepse padyshim që janë të vetëdijshëm për atë problem që kanë me skuadrat e mëdha.

Pellegrini bëri një punë të shkëlqyer. Sigurisht që sezoni i kaluar ishte më i vështirë, ngaqë të gjithë e dinin se ai do të largohej. City ka luajtur një apo dy ndeshje më pak se ne, sepse njëra ndeshje u anulua.

Gjithsesi, nuk mendoj se kjo ka ndonjë ndikim të madh, sepse më shumë ka të bëjë numri i ditëve të fazës përgatitore sesa numri i ndeshjeve të luajtura”, u shpreh Wenger para ndeshjes së sotme.