Warriors thellojnë avantazhin, fitojnë edhe pa Curry-in

107

Mungon Stephen Curry, por ky fakt nuk përbën asnjë lloj problemi për Golden State Warriors që për të mundur edhe në takimin e dytë të fazës play-off, Houston Rockets iu fal Klay Thompsonit. 34 pikë 5 asiste dhe 3 rebound koleksionoi në total 26-vjecari nga Los Angelesi, me kampionët  në fuqi të NBA që triumfuan me shifrat 115-106 kundër skuadrës teksane, duke e cuar në 2-0 me ndeshje avantazhin ndaj Rocekts në cerekfinalet e konferencës së Perëndimit. Para fillimit të sfidës Curry ndieu pak dhimbje dhe për të mos rrezikuar stafi teknik i Warriors e la pushim yllin e skuadrës por pavarësisht kësaj formacioni nga Oakland nuk u step duke zhvilluar një lojë shumë të mirë nga fillimi e deri në fund të sfidës. Në Oracle Arena nuk shkëlqeu vetëm Thompson  pasi paraqitje pozitive bënë edhe Igoudala, Livingston e Green, ndërsa Houstonit në krahun tjetër nuk i mjaftuan 28 pikët e James Harden për të evituar disfatën e dytë.

Surprizën në mbrëmjen e NBA-së e dhuroi padiskutim Dallas Mavericks që triumfoi në transfertë ndaj Oklahoma City Thunder duke e barazuar në 1-1 serinë mes tyre në cerefkinalet e Perëndimit. 84-85 në favor të skuadrës teksane ishte rezultati i sfidës, me Felton që ishte më i miri në radhët e Mavericks me 21 pikë 11 rebound dhe 3 asiste. Te Oklahoma në kuotën e 21 pikëve u ndal edhe Kevin Durant ndërsa Westbrook shtoi 19 të tjera, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar këtë humbje.

Barazoi në 1-1 ndërkohë serinë e cerekfinaleve në konferencën e Perëndimit Toronto Raptors. Në Air Canada Center skuadra e trajnerit Dwayne Casey mundi 98-87, Indiana Pacers, për meritë edhe të lituanezit Jonas Valanciuanas që koleksionoi në total 23 pikë dhe 15 rebound. Indianës nga ana tjetër nuk i mjaftuan 28 pikë e Paul George për të arritur fitoren e dytë radhazi ndaj Torontos.