Vushtrria shpëton nga dënimi, mirëpo jo dhe Prokopuca

180

Me gjithë vështirësitë që po përballet klubi vushtrrias, telashet sa shtohen e vijnë. Komisioni Disiplinor i FFK-së, i ka dhënë një tjetër goditje ish-kampionëve të fundit duke qortuar me “Vërejtje”, për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë në duel me skuadrën e Gjilanit, javën e shkuar, njofton Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, pa u ndëshkuar nuk ka mbetur mesfushori Yll Prokopuca i cili e kishte goditur futbollistin kundërshtar Egzon Shabani. Tani ai do vuajë pezullumin prej tri ndeshjeve moslojë.

/Gazeta Sheshi/