Vushtrria shpallet kampione e Ligës së Parë, siguron inkuadrimin në elitën e basketbollit

141

Vushtrria është shpallur kampione e Ligës së Parë në konkurrencën e femrave.

Skuadra vushtrriase në finale e tretë të “Play-offit” ka shënuar fitore ndaj United Basketball me shifrat 66:62. Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra nga Gjilani 85:64, kurse sfidën e dytë skuadra vushtrriase 70:62, pas vazhdimeve.

Vushtrria në gjysmëfinale kishte mundur AA Kerasan Prishtinën, kurse United Basketball kishte eliminuar Junior 06.

Kupën skuadrës fituese ua dorëzoi Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija.

Vushtrria edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Femrave, ku e pret një garë shumë interesante.