“Vuçiqi ka vizituar Kosovën më shumë se secili paraardhës i tij”

126

Nikola Selakoviq, ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë për vizitën e Aleksander Vuçiqit në Kosovë ka thënë se është i vetmi kryeministër që ka vizituar Kosovën më shumë se sa secili paraardhës i tij.

Për këtë Selakoviq ka thënë se edhe incidentet sikur a ii Zubin Potokut nuk e fikësojnë atë, transmeton Koha.net.

“Gjërat e tilla vetëm sa na bashkojnë më shumë që të jemi të vendosur për zgjidhjne e problemeve të popullit tonë në Kosovë. Kjo është politika e ruajtjes së serbëve në Kosovë, sigurinë e tyre, përparimin ekonomik dhe mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore, kulturore e politike”, ka thënë Selakoviq.