Vritet një tifoz serb

152

Vrasja e një tifozi të Crvena Zvezda shtyu takimin mes skuadrës së Beogradit dhe Borac. Një i ri 21 -vjeçar mbeti i vrarë, pasi u godit me thikë në zemër në orët e para të ditës së shtunë

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një përleshje mes tifozëve në qytetin e Çaçak. Sipas mediave lokale pati edhe një të lënduar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Ndeshja e parashikuar të luhej të shtunën në orën 17:00 u shty nga Federata Serbe e Futbollit dhe në mirëkuptim e të dy klubeve, raporton agjencia e lajmeve NOA.

Ngjarje të tilla nuk mungojnë në futbollin serb duke shkaktuar viktima brenda ose jashtë stadiumit në 20 vitet e fundit, ku përleshjet dhe dhuna janë të shpeshta në derbin mes Crvena Zvezda dhe Partizan.