Vriten 800 militantë të Al – Kaidas

135

Më shumë se 800 militantë të al-Kaides janë vrarë gjatë një ofensive nga forcat qeveritare të Jemenit dhe aleatët e tyre arabë në qytetin e Mukallas, ka njoftuar koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Ky koalicion përmes një deklarate, të transmetuar nga agjencia shtetërore saudite e lajmeve, SPA, tha se shumë militantë ikën nga provinca Hadramout.

Këtë provincë ata e kishin mbajtur për një vit, që nga ofensiva e përkrahësve të presidentit Abd-Rabuu Mansour Hadi, e cila ishte mbështetur nga forcat speciale të Arabisë Saudite.